“Kaq shumë kohë që presim te dera”/ Rama: Nuk jam më i shqetësuar, çfarë do vijë është e mirëseardhur!

27/05/2021 19:19

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka shumë kohë që pret të dera e BE për negociata, por tashmë ai është i qetë pasi Shqipëria i ka kryer detyrat e saj.

Të pyetur si ai dhe ministri Roth për mënyrën se si duhet të ndahet mënyra e vendimmarrjes për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, ata u shprehën.

Roth: Në politikë vendoset në fund jo vetëm sipas ndjesive po sipas fakteve. të dyja shtetet kanë përmbush kusht për nisjen e negociatave , të dy shtetet të nisin këto negociata, për këtë punojmë ne , do të shfrytëzojmë çdo ditë për bisedime.
Unë jam optimist dhe shpresoj që kjo të mund të mbërrihet në 22 qershor.

Rama: Sa më takon mua, do e konsideroja çlirim të madh pas kaq kohësh pritje të dera, pasi na u tha që dera do hapet, dhe ajo nuk u hap, po dhe nëse dera nuk hapet nuk do jem i shqetësuar siç isha në herën e parë dhe të dytë, besoj që ky është një proces që lidhet me ne , më fëmijët tanë dhe ne nuk i bëjmë reformat, përpjekjet, sakrificat pse na i kërkojnë në Bruksel e Paris , por se kjo është gjëja e duhur për ne.

Ndërsa se çfarë ndodh dhe si ndodh me njohjen dhe verifikimin e punëve të bëra nga ne, nuk është detyra jonë, po të zotërve të asaj shpie që janë anëtarët e BE dhe KE. Ndahet apo jo, njëri me tjetrin, nuk është çështja jonë, por e KE. Vendimmarrja e tyre lidhet me çfarë duan të bëjnë ata, jo me çfarë kemi bërë ne.

Ne jemi defacto në disa aspekte më para se ata që po negociojnë, ne do ta bëjmë dhe më mirë detyrën.Çfarë do vijë është e mirë se ardhur, nëse do vonojë do presim kur të vijë, do bëjmë punën tonë.
Përmbajtja e procesit është diçka s’na pengon askush që ta pasurojmë. Reforma në drejtësi nuk do ndalojë, sfida është si ta bëjmë edhe më mirë punën tonë. Se shumë e kanë bërë këtë muhabet sikur në 22 merret vendimi dhe në 23 do ikim të vëmë vetot tona.

Top Channel