Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka marrë sot titullin qytetar nderi i Fierit, që ju dorëzua nga kryetari bashkisë Armando Subashi.

Kadare u shpreh i emocionuar për marrjen e titullit: Zoti kryetar i Bashkisë, të dashur qytetarë të Fierit, do t’ju them dy fjalë shumë të përdorura dhe që tingëllojnë ndoshta banale. Jam i lumtur që jam midis jush. Besojeni se për shkrimtarin, dashuria dhe mirëkuptimi i lexuesve është gjithmonë i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë. Ndaj ju falënderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të bukur, kaq të ngrohtë dhe kaq njerëzore dhe kaq shqiptare. Ju lumtë! Ju lumtë të gjithëve,

Ceremonia e vlerësimit u organizua në formën e një konference ku referuan emra të shquar të letrave dhe kritikës shqipe si: akademiku Ali Aliu, Prof.Dr. Sadik Bejko, Prof.Dr. Klara Kodra, botuesi Bujar Hudhri etj. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe Alda Bardhyli, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli.

Kujtojmë që ky vit (2021) është shpallur “Viti Kadare”. Referatet rreth krijimtarisë dhe karrierës së suksesshme të Kadaresë u përcollën me interpretimin brilant të aktorit të njohur Timo Flloko dhe aktorit të Teatrit “Bylis” Klajdi Marku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA