
Në ekspozitë pasqyrohen edhe “Dyert e Bukura” të ikonostasit të kishës së Shën Kollit në Elbasan, si edhe disa objekte prej ari dhe argjendi: një kryq, mbulesa ikonash, kapakë ungjilli etj.
“Në muajin e Evropës, ne dëshironim që të kishim njëlloj kombinimi të traditës së pikturës bizantine në Shqipëri dhe të artiti postbizantin si një nga vlerat e cmuara të identitetit tonë sa shqiptar por edhe aq përqasës dhe europia”, tha Dorian Koci.
Ikonografi Diço Zografi, i cili ka ushtruar aktivitetin e tij në Maqedoni, Bullgari dhe në Serbi. Diço e mësoi artin e ikonografisë prej mësuesve të tij, Mihal dhe Dhimitër Anagnostit gjatë kohës që kanë punuar së bashku në manastirin e Bigorskit.
“Ato takojnë një pasqyrim sa të artit kanonik bizantin, por aq edhe ndikime të korenteve të ndryshme të artit në Evropë siç mund të ishin në vendet e Evropës së asaj kohe”, tha Koci.
Kisha e Shën Kollit në Elbasan në vitin 1980 u prish nga themelet dhe në truallin e saj u ndërtua një pallat banimi. Kisha është rindërtuar pas viteve 90-të.
Top Channel