I vjen fundi lidhjes së Atdheut me Sarën? Fotografitë në jaht, i rrethuar me femra ngjallin dyshime

27/05/2021 14:28

Atdhe Xharavina, një prej ish konkurrentëve të Për’puthen ka organizuar festë të madhe për të festuar 28-vjetorin e lindjes, ku u vu re mungesa e Sarës.

Të gjithë të pranishmit publikonin video teksa dy femra kërcenin pranë Atdheut dhe ai shijonte performancën e tyre, ndërsa Sara nuk ishte askund.

Mbetet ende mister se çfarë ka ndodhur mes dyshes që i surprizuan të gjithë me daljen nga Për’Puthen si çift. Gjithçka mes tyre duket se po shkonte mirë pasi në çdo festë ishin në praninë e njëri-tjetrit dhe shpesh publikonin video dhe foto me njëri-tjetrin.

Edhe ditën e djeshme, Sara publikoi tortën me domethënie që ia kishte dedikuar Atdheut, por mungesa e saj ngjalli dyshimet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Këto dyshime i shtojnë edhe postimet e ditës së sotme, ku Atdheu tregon se po shijon ende performancën e femrave seksi në jaht, ndërsa Sara ndodhet në praninë e miqve të saj, larg tij…

FOTO GALERI
1/15

Top Channel