Kryeministri Edi Rama ka inspektuar procesin e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, ku nuk i ka shpëtuar pyetjes së gazetarëve për shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA.
Rama ka zgjedhur që të mos komentojë vendimin e DASH por u shpreh se është i fokusuar në punë për të hapur një rrugë të re, ndaj kërkon që të shmangen aspektet që i cilëson se e kanë kthyer jetën politike të vendit në telenovelë rraskapitëse.
“Unë jam 100% i fokusuar tek punët. Nuk e kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës sepse nuk ka kohë për pushim dhe nga ana tjetër jam i vendosur të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe për këtë arsye të shmangen të gjitha ato aspekte që e kanë kthyer jenë politike të vendit në një telenovelë rraskapitëse.
Për mua, ka më tepër se sa vaksina kryhen gjatë ditës, sa përparojnë katieret e rindërtimit gjatë ditës, ka rëndësi se sa angazhimet tona përmbushen pak nga pak, hap pas hapi me të gjitha vështirësitë dhe ngjarjet e paparashikueshme gjatë ditës edhe mbi të gjitha jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe së shpejti do dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete në kongresin tonë të 12 qershorit”, tha Rama.
Top Channel