Në Gjirokastër kinemaja do të rikthehet këtë verë pas 30 vjetësh.
Projektimet e para u testuan dje me pajisje moderne dhe transmetim në 2K, 3K dhe 4 K. Kjo ishte faza finale e një projekti të mbështetur me fonde europiane nën drejtimin e qendrës shqiptare kinematografike. Arben Papadhopulli që udhëhoqi gjithë programin për kinemanë tha se rikthimi i saj është një ngjarje e madhe për artin dhe jetën kulturore të qendrave urbane si Gjirokastra. Bashkia sipas tij duhet të marrë përsipër përmirësimin e gjendjes fizike të sallës që të garantojë një mjedis në funksion të këtij investimi.
Kreu i Drejtorisë së Kulturës në bashkinë e Gjirokastrës Bledi Kaçi tha se funksionimi i kinemasë do të rregullohet me një plan të posatçëm biznesi dhe se brenda verës do ti dorëzohet publikut me prurjet e para kinematografike.
Gjirokastra një prej qendrave kryesore qytetare në Jug ka një traditë të hershme të lidhur me kinemanë. Ajo ishte shpirti i qytetit rreth viteve 60-70 ndërsa qyteti ishte fillesa e karrierës për disa nga kineastët, aktorët, regjisorët dhe punonjësit më të njohur të artit kinematografik shqiptar.
Top Channel