Luka Modric me Realin e Madridit deri në qershor të 2022-shit. Mesfushori kroat, kontrata e të cilit me “Los Blancos” skadonte më 30 qershor, ka firmosur marrëveshjen që e mban të lidhur me klubin “merengues” edhe një sezon tjetër.

Sezoni i shkëlqyeshëm i Luka Modric u shpërblye nga Presidenti Perez, që sheh ende energji dhe kuptohet tepër cilësi në këmbët e mesfushorit.

Kroati 35-vjeçar ka qenë pikë kyçe në skemat e Zinedine Zidane, duke treguar se ai ende ka benzinë ​​në seboratorin e tij. Modric, i cili do të luajë në Kampionatin Evropian në verë me ekipin e tij kombëtar, ka pranuar uljen e pagës, që Madridi e kërkoi për të lehtësuar efektet e pandemisë.

Top Channel