Njihet për lidhjet me vajza të reja/ Rrjeti kundër fejesës së aktorit 74-vjeçar me të dashurën 42 vite më të vogël (FOTO)

26/05/2021 12:45

Një ndër aktorët më të famshëm dhe më kontrovers, James Woods, së fundmi ka marrë gjithë vëmendjen për shkak të lidhjes së tij me 32-vjeçaren Sara Miller.

Mediat e huaja shkruajnë se 74-vjeçari është fejuar me të dashurën e tij 32-vjeçare, e pikërisht kjo diferencë e madhe moshe midis tyre, ka shkaktuar debate të shumta.

Pavarësisht kritikave ata duket se janë të vendosur në dashurinë e tyre, e po e dërgojnë në hapa më të rëndësishëm.

Ndërkohë kujtojmë se aktori i famshëm është i njohur për lidhje me vajza të reja. Pak vite më parë ai u lidh me një 20-vjeçare, Kristen Bauguess. Ndërsa më parë ishte lidhur me një 19-vjeçare, Ashley Madison.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel