Për të dytën herë brenda një kohe të shkurtër, KQZ u shndërrua në një KZAZ ku u numëruan 108 kutitë e qarkut Durrës, por sërish nuk ka asnjë ndryshim rezultati.

LSI arriti të marrë vetëm një votë nga 136 që synonte, ndërsa  PS ka humbur 26 vota dhe PD 38 vota.

KAS një ditë më parë i dha dritën jeshile kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila pretendon se e humbi mandatin e saj të parë vetëm për 136 vota, që i takonte të parës në listë, Elona Gurit.

LSI synoi të merrte mandatin e kryeministrit Edi Rama, i cili ishte i 8-i në listën e Durrësit.

Katër numërues nga administrata e KQZ rinumëruan fletët e votimit në 108 kutitë për qarkun e Durrësit.

Kjo është beteja e dytë e humbur e LSI-së për rinumërim kutish, pas Beratit.

Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi ditën e sotme në Kolegjin Zgjedhor një kërkesë padi për rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit, ku ka ankimuar vendimin e KAS pas rinumërimit të 114 kutive të votimit.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA