Marrja e dy dozave të ndryshme të vaksinave kundër koronavirusit mund të shkaktojnë më shumë efekte anësore, thotë mjeku Genc Sulçebe.

Nuk është problem kombinimi i vaksinave. Për shembull, ai që ka bërë një AstraZeneca, mund të bëjë dozën e dytë Pfizer, por jep më shumë efekte anësore”, shpjegon Sulçebe në “Open”.

Doktori i Shkencave thekson se “vaksina është shërimi i sëmundjes”.
Vaksina është mjekimi, është zgjidhja, jo parandalimi. Vaksina është e domosdoshme, ajo do ta zgjidhë problemin. Qytetarët të mos pyesin, të bëjnë cilëndo vaksinë që i ofrohet. Të jenë të kujdesshëm në periudhën midis dy dozave. Kush kujton se mbrohet pas dozës së parë, rrezikon të infektohet”.

Top Channel