Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të kalojë në skenarin fillestar të luftës ndaj Covid 19 nisur nga një ulje e rasteve e qëndrueshme.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se tashmë spitalet do t’i rikthehen normalitetit të shërbimeve të tjera, pa harruar luftën që sigurisht ende nuk ka mbaruar.

Tashmë, rastet me Covid 19 do të shkojnë për trajtim në Covid 1 ndërsa drejt mbylljes po shkojnë edhe pavionet Covid në Durrës dhe Shkodër.

Pavioni Covid në Elbasan u hap në dhjetor të vitit 2020, teksa rastet shënonin rritje të vazhdueshme. Pavionet Covid në rrethe erdhën si pasojë e skenarit 2 të Ministrisë së Shëndetësisë, për të përballuar situatën e rënduar për shkak të pandemisë.

Top Channel