Në një kohë kur janë tashmë të largëta ditët e blerjes së një aparati fotografik dhe flakjes së tij pas marrjes së fotove, tanimë zhvillimi dhe perpunimi i imazheve më të rralla kryhet me një mesatare prej dy sekondash.
Sikur kjo të mos mjaftonte, tashmë me ne janë dhe dronët, që i japin fotografëve pushtetin e shikimit të botës nga një këndveshtrim tjetër. Fuqia e fluturimit është një armë e re si për amatorët dhe fotografët profesionistë dhe shpeshherë rezultatet janë nga më të papriturat.
Në galerinë e mëposhtme shihen fotot e marra me dron që kapën imagjinatën e miliona njerëzve, teksa shumë prej tyre nuk e besonin si të vërtetë atë që shihnin.
I tillë është imazhi i humnerës së lartë turistike prej rreth 2000 metrash në malin Tianmen në Kinë që shumë nga shikuesit thonin se i bënte mishin ‘kokrriza-kokrriza’.
Ndërkohë shumë njerëz janë gati të rrezikojnë jetën e tyre në kërkim të emocionit, si për shembull të notosh mbi një tufë peshkaqenesh, vetëm me një bord të hollë surfi.
Ja disa nga shembujt e tjerë …
Top Channel