Zgjedhjet për kreun e PD/ Bejko komenton kandidaturat: PD i duhet një plan për të rikuperuar çdo gropë. Të preshësh që të ndryshojë Rama është si…

24/05/2021 10:55

Analisti Enton Abilekaj ka komentuar kandidaturat për postin e kreut të PD në emisionin “Breaking” në Top News duke thënë se më shumë se emrat, opozitës i duhet një kryetar me plan që do të sjellë fitoren.

Edhe Roland Bejko tha se pa një projekt të qartë, zgjedhjet do të jenë “déjà vu”, pasi askush nuk mund të presë që të ndryshojë Edi Rama.

Abilekaj: Besoj që të parët i ka Basha se ka vite, ka pasur dhe pozicionin dhe ne i kemi parë që i ka fituar rrugës dhe nga përvoja. Prandaj është karriera në politikë. Në detyrat që ka qenë, Basha i ka fituar betejat e forta. Por kjo nuk do të thotë që kandidatët e tjerë nuk do fitojnë si Basha.

Më shumë mendoj se PD i duhet një plan. Kjo i duhet më shumë se karizma, përvoja apo shfaqja e liderit. Kryetari i ri duhet të çojë në fitore PD.

Bejko: Pa një projekt të qartë për të rikuperuar çdo gropë të PD, zgjedhjet do jenë “déjà vu”. Të presësh që të ndryshojë Edi Rama është si t’i kërkosh ujkut që të largojë zakonet e veta.

Top Channel