Yzeiri në Top Talk: Berisha hero i rremë, ja çfarë e pret ish-presidentin pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA

24/05/2021 17:34

Analisti, Ilir Yzeiri ishte i ftuar sot në Top Talk, ku komentoi shpalljen ‘not grata’ të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Sipas Yzeirit, vendimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, “është i rëndë, për një figurë si Berisha, që ka 30 vite që zotëron skenën politike në vend”.

SHBA, në një rast të paprecedentë ndonjëherë në Ballkan, e cilësuan Berishën, person ‘non grata’, si të papërshtatshëm për të shkuar në Amerikë, për shkak se ai ka zhvilluar korrupsion domethënës, ka ndihmuar me këtë korrupsion, pasurimin e paligjshëm të familjarëve dhe aleatëve. Me retorikën e tij, ka penguar drejtësinë që të hetojë mbi të dhe ka minuar demokracinë. Këto tre akuza, që u shqiptuan nga një sekretar shteti, janë shumë të rënda për një figurë si Sali Berisha, që zotëron skenën shqiptare për 30 vite”.

Yzeiri e komenton këtë periudhë, pas shpalljes së vendimit, si të momentin e duhur që Berisha të dalë përballë një trupi gjykues.
Kjo nuk është asgjë tjetër, veçse projektimi që ka pasur pjesa më e mirë e opinionit shqiptar prej kohësh, që i ka identifikuar këta dy personazhe, si personazhe që i takojnë anës së keqe të historisë shqiptare, si personazhe që mbartin mëkate të tilla, të cilat do të duhet t’i shlyejnë jo më përpara opinioni, por ka ardhur koha që t’i shlyejnë edhe përpara një trupi gjykues”.

Analisti ironizon vlerësimin që i është bërë ish-Presidentit, si “lider historik”. Berisha, thotë Yzeiri, është një hero i rremë.

Po të jetë për në shqiptarë, do të vazhdojmë t’i këndojmë këngë me çifteli Berishës, edhe për 30 vite të tjera. Më vjen keq ta them por ne krijojmë mite të rreme atëherë kur nuk duhet. Çfarë ka bërë Berisha këto 30 vjet, që ne e quajmë lider historik? Cili është ky lider historik i së djathtës? Po ata që ndenjën 50 vjet ën burg, çfarë janë ata? Nëse ka një lider të së djathtës në Shqipëri, është Mit’hat Frashëri!
Çfarë liderësh janë këta, që dhjetori i vitit 1990, i gjeti te hotel “15-katëshi”, pinin kafe. Vetëm sa botuan 3 artikuj. Kjo parti, shfrytëzoi lëvizjen e madhe të studentëve të dhjetorit.
Nuk ka më që të bësh çfarë të duash me këtë vend. Kemi zgjedhjet e vitit 1996, kemi ’97-tën, ku humbën jetën 2500, kemi ‘Gërdecin’ dhe shumë e shumë gjëra të tjera”.

 

Top Channel