Finalet e Champions dhe Europa League janë të fundit për t’u zhvilluar, para se të mbyllet zyrtarisht sezoni 2020-2021 për klubet dhe vëmendja të kalojë te Kampionati Europian, ndërsa UEFA ka përcaktuar sot edhe arbitrin e përballjes për trofeun e dytë më të rëndësishëm në kontinent.

Kështu finalja e Europa Leagues, e programuar për të mërkurën në orën 21:00 mes Manchester United dhe Villareal, i është besuar arbitrit francez Clement Turpin dhe ndihmësit e tij do të jenë të gjithë nga Franca.

Finalja e Europa Leagues këtë sezon do të luhet në stadiumin “Energa di Danzica” në Poloni

Top Channel