“Ky djalë ka fuqinë e Skënderbeut në fyt!” Albërije Hadergjonaj shprehet se Gjon’s Tears duhej të fitonte Eurovizionin

24/05/2021 20:59

Gjon Muharremaj është shqiptari që fitoi vendin e tretë në Eurovision, duke përfaqësuar Zvicrën.

Këngëtarja Albërije Hadergjonaj përmes një postimi në rrjetet sociale zbulon se nënën e Gjonit e ka mikeshë të vjetër.

Sipas Hadërgjonajt, ky djalë ka fuqinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut në fyt.

Nuk ngopem duke e degjuar. Ky djal meritonte ta fitonte bindshem Eurovision. Shuuume afer fitores dhe e them me bindje qe keshtu si une te gjithe mendojn qe ti duhet te ishe. Gjon’s tears rrjedh nga nji familje e perkryer dhe nenen e tij e kam mikesh te vjeter. Gjysherit e tij njerez qe adhuronin muziken, tezja nji mezzo soprano e mrekullueshme. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe….. Ky djal ka fuqin e Gjerj Kastriot Skenderneut ne fyt! Te uroj nga zemra suksese,dhe mos ndalo e na bej krenar”, ka shkruar këngëtarja.

 

Top Channel