Gjon Muharremaj është shqiptari që fitoi vendin e tretë në Eurovision, duke përfaqësuar Zvicrën.
Këngëtarja Albërije Hadergjonaj përmes një postimi në rrjetet sociale zbulon se nënën e Gjonit e ka mikeshë të vjetër.
Sipas Hadërgjonajt, ky djalë ka fuqinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut në fyt.
“Nuk ngopem duke e degjuar. Ky djal meritonte ta fitonte bindshem Eurovision. Shuuume afer fitores dhe e them me bindje qe keshtu si une te gjithe mendojn qe ti duhet te ishe. Gjon’s tears rrjedh nga nji familje e perkryer dhe nenen e tij e kam mikesh te vjeter. Gjysherit e tij njerez qe adhuronin muziken, tezja nji mezzo soprano e mrekullueshme. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe….. Ky djal ka fuqin e Gjerj Kastriot Skenderneut ne fyt! Te uroj nga zemra suksese,dhe mos ndalo e na bej krenar”, ka shkruar këngëtarja.
Top Channel