Identifikohet një prej autorëve të grabitjes me dhunë në Lezhë, shpallet në kërkim 23-vjeçari (EMRI)

24/05/2021 12:00

Një prej autorëve të grabitjes me dhunë në banesën e një cifti bashkëshortësh në Lezhë është identifikuar si Pavlin Dokaj, 23 vjeç.

Ai është shpallur në kërkim nga policia, pasi së bashku me një tjetër, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende, i vodhën me dhunë një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë shtetasve Gj. D., 57 vjeç dhe V. D., 47 vjeçe.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të ditës së sotme në fshatin Spiten, Lezhë. Top Channel mëson se personi i dhunuar është kryefamiljari Gjergj Docaj. Ai është transportuar në urgjencën e Spitalit të Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se bashkëshortja me dy fëmijët kanë mbetur të traumatizuar nga kjo ngjarje.

Nga ana e Policisë vijon puna ndalimin e 23-vjeçarit dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA