Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku ka humbur jetën një 34-vjeçar me inicialet A.S.

Sipas informacioneve paraprake, i riu po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në asfalt.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, por 34-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi A. S., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 34-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel