Doli ‘nudo’ në shesh/ Habit vajza: Nuk isha për të protestuar, meshkujt janë fëmijët tanë! Kur isha 15 më ndiqnin një rrjet trafikantësh, nuk duhet të…

24/05/2021 18:37

Disa protesta kundër përdhunimeve janë zhvilluar ditët e fundit, në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Nisur nga përdhunimi në grup i 15-vjeçares nga Lezha por dhe shumë lajmeve të tjera, ku të miturit abuzohen seksualisht, qytetarë të shumtë kanë shprehur revoltën e tyre kundër abuzuesve.

Një vajzë zgjodhi të dalë ‘nudo’ në sheshin “Skënderbej”, duke tërhequr vëmendjen e publikut. Ajo vendosi të dalë me një video, që publikoi në rrjetet sociale, ku thekson se “nuditeti nuk është turp, përdhunimi po”.

Sipas saj, vajzat dhe gratë janë fajtoret, se përse bëhen abuzimet, pasi “nuk kanë ditur të edukojnë djemtë e tyre”.
Meshkujt janë fëmijët tanë, fëmijët e një gruaje. Nëse ata nuk janë të aftë, nëse nuk janë sot të denjë për shoqërinë tonë sot, është sepse ne nuk e kemi bërë punën si duhet”, shkruhej në pankartën që ajo mbante në dorë.

Nuk kemi pse kërkojmë fajtorin, thotë vajza, duke shtuar se “isha në shesh, por nuk isha në protestë”, pasi sipas saj, “nuk mund t’i kërkojmë llogari shtetit se nuk kemi qenë të aftë të edukojmë fëmijët tanë”.

Deklarata e plotë e saj:
Sa keq! Më dërgoi një mikesha ime foton ku kam dalë te sheshi sot, me një shkrim, që ishte bashkangjitur me një foto tjetër. Më vjen shumë keq!
Ne si gra nuk kemi ditur të edukojmë.
Të jesh i paveshur nuk është turp. Turp është të lëndosh dikë. Nudo nuk është seksuale, më vjen keq që mendjet tuaja janë trajtuar në këtë lloj forme. E kuptoj, që nga sistemi, mënyra si gjërat kanë funksionuar, keni filluar të besoni që trupi jonë, ku ne kemi mundësi të sjellim një jetë, vagina jonë, është turp ë? Sa keq.

Gjoksi jonë, ku kemi mundësi të ushqejmë fëmijët është turp? Ah sa keq sërish!
Premtoj që fëmijët e mi do t’i edukoj mirë. Por që, nuk mjafton, duhet që edhe ti t’i edukosh fëmijët e tu mirë. Unë isha te sheshi “Skënderbej”, në të njëjtin orar, por nuk isha në protestë. Kujt t’i protestoj, për çfarë të protestoj, t’i kërkoj shtetit llogari kur ne nuk kemi qenë të aftë të edukojmë fëmijët tanë? Talleni ju? Çfarë kërkoni tani? T’i vrisni? Doni të dini listën e njerëzve që më kanë ngacmuar seksualisht, kam pasur zhvillim të menjëhershëm

që 12 vjeçe, kur isha 15 më ndiqnin një rrjet trafikantësh, i doni me emra t’i vrisni dhe ata? Nuk është zgjidhje.
Ligji i Karmës thotë që në momentin, që ne, një gjë na përsëritet disa herë, do të thotë që nuk e kemi marrë mësimin. T’i lutemi njerëzve mos më merr fëmijërinë? Çfarë thua? Kut t’i lutemi? Në momentin që të kërkoj ty të drejtat e mia, të kam dhënë pushtet, të kam dhënë të drejtën që të vendosësh mbi të drejtat e mia.

Mjaft më! Kuptoni forcën tuaj! Meshkujt janë fëmijët tanë! Nëse janë ashtu siç janë, janë sepse ne i kemi edukuar ashtu. Sepse themi kur lind djalë, uaauu. Kur lind vajzë, vari leshtë.

Sot ne jemi përgjegjës, sot ne mbajmë përgjegjësi për çdo fëmijë që përdhunohet. Po shisni shpirtin vetëm që mos ta dëgjojë komshija, i kanë bllokuar ndjenjat brenda trupit të tyre, mos qesh se je burrë, mos bëj kështu se je burrë, mos qaj se je burrë. Hajde t’u biem meshkujve, por jo se nuk funksionon kështu. Dua që të ndërgjegjësohen, jo mos ta bëjnë nga frika, por nga ndërgjegjësimi.

Boll u përpoqëm të gjejmë fajtorin aty ku nuk është! Ne e kemi fajin për gabimet e meshkujve, për gabimet e djemve! Çdo vit duke bërë protesta për të njëjtën gjë! E kemi marrë mësimin? Nuk do ulim meshkujt, nuk kemi nevojë të hedhim baltë mbi asnjë për të lartësuar femrat, nuk kemi nevojë të gjejmë fajin te ata. Të gjejmë fajin te vetja, meshkujt janë fëmijët tanë!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA