Skualifikimi i 5 kandidatëve nga gara për kreun e PD/ Harxhi: Akt i rëndë për një parti të djathtë

23/05/2021 21:07

Kandidatja për kreun e PD-së, Edit Harxhi e ka konsideruar një akt të rëndë skualifikimin nga gara të 5 kandidatëve, që shpallën kandidaturat për zgjedhjet e 13 qershorit.

Harxhi veçon Ibsen Elezin, duke u shprehur se “përjashtimi i tij është i pajustifikueshëm”.

Sot, Kryesia votoi unanimisht që gara për kryetar partie të këtë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj. Kandidatët që humbin të drejtën për të garuar janë Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Deklarata e plotë e Harxhit

Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë. Në veçanti përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish Kryetar i Partisë Demokratike të Kukësit dhe ish-Kryetar i Qarkut të Kuksit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë. Z. Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA