FOTOT/ Eli Fara rrëfen takimin me të burgosurin e komunizmit në Amerikë: Më kërkoi t’i këndoja elegjinë për Enver Hoxhën, por me një kusht…

23/05/2021 18:00

Këngëtarja Eli fara ishte e ftuar sot në “E Diell”, në Top Channel, ku ka rrëfyer edhe një nga takimet e para me një të burgosur të Komunizmit me emrin Jashari, në Amerikë.

Teksa këngëtarja Eli Fara kishte shkuar për të performuar në një restorant, dikush i kishte thënë se aty kishte shkuar një adhurues i flaktë i saj dhe rezultoi se ishte një person me emrin Jashari.

Pavarësisht se kishte qenë në burg për shkak të sistemit Jashari i kishte kërkuar që të këndonte elegjinë që kishte kënduar pas vdekjes së Enver Hoxhës, por me një kusht që të hiqte strofën ku përmendej emri i ish-diktatorit.

Eli Fara: Kur kam shkuar në ’96 për herë të parë në Amerikë më ka ndodhur diçka. Ishim me kontrata pune do këndoja në një restorant dhe më thanë se sot ka ardhur një adhurues i flaktë i joti. Më thanë se quhej Jashar dhe ishte në tavolinë të parë.

Më thotë mua dua të dëgjoj elegjinë e Enver Hoxhës dhe e kam kënduar në ‘85 menjëherë pas vdekjes dhe ka qenë një këngë shumë e bukur.

Më tregojnë se Jashari ka qenë në burg për kohën, sistemin e komunizmit dhe them ‘Jashari ka qenë në burg dhe kërkon elegjinë e Enver Hoxhës?’

Afrohem dhe më thotë unë vdes për këngët e tua dhe kur isha në burg u transmetua kënga dhe aq më ka pëlqyer tha sa kam thënë ‘të mos kish qenë për atë do kisha qarë një muaj’. Vetëm për këtë fjalë që thash tha më futën në qeli 40 ditë.

I ka pëlqyer muzika, strofa, vaji. Tani këndoje tha po hiqe atë strofën që ishte emri i tij. Pastaj e takoj më vonë dhe më thotë kam bërë 7 aksidente dhe të 7 kanë qenë me CD tënde në makinë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA