Ekspozita me veshjet kombëtare, piktorja nga Kosova krijon koleksionin e jashtëzakonshëm
23/05/2021 20:46
Për shumë kë veshjet tradicionale mund të jenë dalë jashtë mode, por për Sarandën nga Vitia janë frymëzim i punës së saj.
Tash e tre vjet ajo është në kërkim të veshjeve tradicionale rajonale nga Molla e Kuqe deri në Artë, për të bërë një koleksion të tyre përmes pikturës.
Deri tani ajo ka pikturuar qindra lloje që pasqyrojnë vlerat e shqiptare.
Në disa prej tyre ajo ka pikturuar edhe veshjen e Tiranës e atë të Gjirokastrës.
Saranda thotë se veshjet tradicionale janë e kaluara jonë, andaj duhen ruajtur me fanatizëm.
Përçimin e vlerave shqiptare, pas pikturave me veshje, ajo synon ta vazhdoj me peizazhet e qyteteve të vjetra që ngërthejnë në vete copëza të historisë.
Top Channel