Dritan Hoxha, themeluesi i Top Media

Top Media përkujton sot themeluesin dhe ëndërrimtarin që bëri realitet një perandori mediatike e cila ende sot vazhdon të realizojë vizionin e Dritan Hoxhës.

Çdo 23 maj nuk kujtojmë humbjen, por jetën e “Tanit të Topit”që e nisi filloi rrugëtimin mediatik me krijimin e Top Albania Radios në vitin 1998. Më pas revolucioni erdhi me lindjen e Top Channel, platforma e të gjithë shqiptarëve që bashkon e sot e kësaj dite shqipfolësit kudo që janë.

Digitalb dhe Gazeta Shqip do të zgjeronin perandorinë mediatike të Top Medias.

Thonë se ëndrrat shpesh janë të parealizueshme, por për Dritan Hoxhën nuk pati të tilla. Ai kërkoi ato më të mëdhatë, më të jashtëzakonshmet, në dukje më të largëtat, që nuk kishin lidhje vetëm me jetën, pasionin apo dëshirat e tij, por me ato të të gjithë shqiptarëve.

Dritani nuk ndalej sepse për të bota shqiptare kishte një rëndësi të veçantë, një rëndësi që e mori hap pas hapi Top Channel ekrani i të gjithë shqiptarëve.

Top Channel vrapoi me Dritanin, me botën dhe pasionin e tij, me dëshirën për tu rritur e rritur e për të ecur së bashku pa u ndalur. Dritan Hoxha ishte i tillë, i pandalshëm, e me një vizion që pak kush e kishte, e që e pasqyroi tërësisht në çdo gjurmë të tijën.

Top Channel vijon të ndjekë ëndrrën e tij, ëndrrën e një gjiganti, e një njeriu që tregoi se gjithçka është e mundur nëse e do vërtetë e me zemër. Ndaj edhe sot në 13 vjetorin e humbjes së tij, vazhdon të vrapojë, të rritet, të sfidojë e kërkojë më të mirën sepse ashtu siç lindi dikur me pasionin, talentin e cilësinë e një njeriu , ashtu qëndron edhe sot në shtëpinë e çdo shqiptari.

Dritani apo Tani siç e thërrisnin të gjithë është këtu, në frymën e papërsëritshme të një njeriu që sfidoi ëndrrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA