Spanja mendoi se do të merrte frymë lirisht pas zgjedhjes së politikanit të moderuar Pere Aragonés si presidenti i ri rajonal i Katalonjës, por nuk qe e thënë.
Me t’u konfirmuar në pozicionin e tij, 38-vjeçari i premtoi lëvizjes pro-pavarësisë se do të kërkojë mbajtjen e një referendumi të ri për shkëputje, lëvizje kjo të cilës qeveria spanjolle i kundërvihet egërsisht.
“Ne do të punojmë për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të vendit dhe do të vazhdojmë luftën për aministi dhe vetëvendosje”, u shpreh ai në parlamentin rajonal, duke theksuar se do të ndjekë paralelisht betejën kundër Covid 19 dhe kapërcimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, dhe nga ana tjetër avancimin e idesë së një republike katalanase. Ish president ii katalonjës, Carles Puigdemont, vazhdon të qëndrojë në mërgim në Belgjikë s ii arratisur i drejtësisë spanjolle. Puigdemont shpalli pavarësinë e rajonit pas një referendumi në 2017, i cili u konsiderua i paligjshëm nga Madridi zyrtar. në 2019-tën, Gjykata e Lartë në Spanjë dënoi 9 liderë separatist katalanas për kryengritje, mosbindje e disa edhe për shpërdorim të fondeve publike, e gjithë kjo për shkak të rolit të tyre në referendumin e ndaluar të pavarësisë të 1 tetorit 2017, si dhe të vendimit që pasoi për pavarësi të qeverisë rajonale në Barcelonë.
Top Channel