Meta pro Berishës, kundër SHBA/ Solidaritet me familjen e Berishës, vendimin e Blinken e quan akt të poshtër dhe të pabesë

22/05/2021 12:08

Presidenti Ilir Meta i ka dalë në krah ish-kryeministrit tashmë “Non Grata”, Sali Berisha, duke u rreshtuar kundër vendimit të SHBA-së.

Pas tre ditësh heshtje, Meta e quan vendimin ndëshkues në emër të qeverisë amerikane, të sekretarit Blinken si “fletërrufe” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë.
Kreu i shtetit në mënyrë të guximshme merr në analizë kohën se kur SHBA bëri publik vendimin ndaj zotit Berisha dhe familjes.

Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik”, shprehet Presidenti.

Presidenti Ilir Meta nën hetim nga kuvendi për shkelje të rëndë të kushtetutës, publikoi edhe atë që e quan mesazh solidariteti, dërguar Sali Berishës dhe familjes duke përligjur thënien “Miku i mirë shihet në kohë të vështira”.

Përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe solidaritet për Ju, Lilin dhe Familjen tuaj pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër. Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë”, shton më tej Presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA