“Kur ke kryer marrëdhënie për herë të fundit?” Giuseppe vë në siklet Luljetën në takim (Fotot)

22/05/2021 18:46

Luljeta dhe konkurrenti nga Italia, Giuseppe zhvilluan takimin  e tyre të parë jashtë studios së “Për’Puthen +40”, në liqenin e Artificial të Tiranës.

Konkurrenti nga Italia i bëri si dhuratë një buqetë me lule Luljetës. Biseda e tyre filloi me jetën private por më pas kaloi edhe në gjëra tepër intime.

Giuseppe: Më the që ke bashkëjetuar.

Luljeta: Po kam bashkëjetuar për një kohë të shkurtër më parë, por nuk jam martuar. S’më ka pëlqyer martesa.

 Giuseppe: Kur ke bërë seks për herë të fundit?

Luljeta: Nuk të flas dot për seksin është shumë private.

Giuseppe: Unë nuk rri dot pa bërë seks, jam burrë i fortë, nuk rri dot.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel