21/12 13:03
Një grup fëmijësh në Gjirokastër, tërhoqën vëmendjen e vizitorëve nëpër rrugët e qytetit ku kanë performuar me vegla muzikore, kanë shitur me çmime minimale lodra apo veshje që nuk i përdorin apo gatime të thjeshta shtëpie.
Ata u bënë qendra e vëmendjes edhe për faktin se aktivitetet kanë qenë të pakta në numër prej pandemisë. Aktiviteti arriti i grumbullojë një shumë parash përtej pritshmërive ndërsa ideja e të grumbulluarit fonde për një kauzë i motivoi fëmijët dhe prindërit bashkë me qendrën Kulturore për të qëndruar orë të tëra nëpër rrugë.
Fondet do të kalojnë për qendrën terapeutike të fëmijëve që trajton gjithsej rreth 70 fëmijë nga i gjithë qarku.
Top Channel