Traumat nga aksidentet automobilistike zënë përqindjen më të lartë në listën e Traumave, pasi ato konsiderohen sot për mbarë botën si një nga problemet kryesore të Shëndetit Publik.

Por çfarë është  një “Traumë e Rëndë”? Çdo ditë, javë, muaj e vit nëpër rrugët dhe mjediset publike të Shqipërisë, aksidentet rrugore janë  të shumta në numër, në raport me popullsinë. Sa ndikon faktori kohë në ecurinë e një Traume, nga vendi i aksidentit deri në mbërritjen në Spital?

Sot në emisionin “Hipokrati”, për të folur për këtë temë, është i ftuar Drejtori i Spitalit Universitar të Traumës, dr. Arben Zenelaj. Ai do të tregojë se si e përballon ky Spital gjithë fluksin e Urgjencave që përplasen nga të gjitha rrethet tek Spitali i Traumës.

Gjithashtu do të mësojmë se çfarë ndodh konkretisht me një të traumatizuar, që në momentin e parë kur mbërrin në Spital?

Kur përjetoni ose keni kaluar një ngjarje traumatike, është normale të ndiheni të frikësuar dhe të reagoni në një përgjigje frike të shkaktuar nga sistemi i trurit. Cilat janë konkretisht pasojat fizike dhe emocionale post traumatike….?

Rëndësia e Rehabilitimit Psikologjik dhe Fizioterapia. Të gjitha këto dhe të tjera, në Hipokrati!

Sonte, ora 17:00!

Top Channel!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA