Një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës së Vllaznisë është edhe Herald Marku, që ka qenë deçiziv në disa ndeshje edhe këtë sezon. Madje, sot ai i shënoi Partizanit në “Air Albania” me penallti.

Pas ndeshjes në “gol pas goli” në “Supersport”, ai ka pohuar: “Vllaznia futet gjithmoën me bindje për të fituar, sot ishte ndeshje për të treguar karakterin, ia arritëm qëllimit e fitores, kemi edhe dy ndeshje të rëndësishme, por kemi bërë shumë mirë deri këtu.”

“Penalltia? Me sa kam parë unë, se kam qenë në ballor, ka qenë një bërryl apo e dorë e hapur dhe ky ka qenë diskutimi mes kryesorit dhe arbitrit pas portë, që ishte dorë e hapur apo jo, sa i përket i pashë shokët e skuadrës që filluan të festonin pa gjuajtur. Por ishte presion shtesë, por duke e ditur që e gjithë Shkodra i kishte sytë te unë, e kisha presionin, por jam mësuar dhe mendoj se janë të gjtihë të gëzuar dhe po festojnë”.

“Sa i përket Partizanit kam qenë te moshat. Duhet të fitojmë njëherë të bëjmë detyrën tonë me Laçin e pastaj të shpresojmë për Teutën. Por shpresojmë që Teuta të respektojë kampionatin edhe pse Apolonia është e rënë nga kategoria, por ne do të bëjmë deri në fund detyrën tonë, siç bëmë deri sot”, – tha Marku në fund të ndeshjes.

Top Channel