Zgjedhjet në PD do të mbahen më 13 qershor, dhe për herë të parë në historinë e kësaj partie, një grua kandidon për të marrë kryesinë.
Edith Harxhi, një nga figurat më të hershme në PD ka shpallur kandidaturën për të marrë ‘në dorë’ partinë, pasi siç tha ajo në Top Talk është momenti që partia të bashkohet dhe t’i kthehet parimeve dhe ideologjisë me të cilat u ngrit.
Në një intervistë me gazetarin Denis Dyrnjaja në Top Talk, në ekranin e Top Channel, ajo foli se kjo garë nuk për të qenë e lehtë për vetë faktin se që në fillim është e padrejtë dhe pabarabartë me një komision të njëanshëm të emëruar nga kreu i saj aktual Lulzim Basha.
Por pse vendosi zonja Harxhi të kandidojë tani, shto dhe faktin se lideri i saj historik Sali Berisha u shpall non grata nga SHBA, dhe direkt më pas njoftoi se do ngrejë padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.
“Unë duke qenë se kam studiuar shkenca politike , marrëdhënie ndërkombëtare në Britani të madhe , kam pas një figurë ikonë, Margaret Thatcher, po ashtu dhe zonjave të nderuara që kanë bërë një karrierë të këtij lloji, por nuk është kjo vetëm, po përkushtimi im 30 vjeçar në PD , se unë e kamë nisur që në 1990 rrugëtimin dhe para dy javësh kur humbëm zgjedhjet pashë që ne si demokratë meritojmë më shumë se kaq dhe ajo çfarë kemi pasur këto 8 vite ka qenë kaq e vogël kaq e pakët, e pamjaftueshme, përçarëse e pabarabartë, kështu që mendova të hyj me një sfidë , po natyrisht pata dhe mbështetjen e grupit për PD i cili më kërkoi këtë gjë dhe unë e pranova.
Është një sfidë e madhe, shumë më thonë është e vështirë të kandidosh ndaj një kryetari në detyrë, se gara është e pabarabartë, ka një komision të vendosur nga ai dhe listat e anëtarëve të PD nuk janë të qarta , nuk janë të sakta pasive… E fundit fare është afrimi i datës së zgjedhjeve, nëse data e zgjedhjeve do të kishte qene përsëri 22 korriku, ndoshta vendimi do të kishte qenë ndryshe, por nuk jam e sigurt në këtë unë do të kisha pas më shumë kohë për të garuar, por mund të kishte edhe kandidatë të tjerë brenda grupit tonë që do mund të dilnin,
Unë lidhem drejtpërdrejt me lëvizjen studentore, kohën e themelimit të PD , kam një vazhdimësi timen në PD, kam punuar dhe në strukturë dhe ideologjike të saj. Jam më e brendshme se kryetari vetë”, tha ajo.
Por a do ta vështirësojë garën për të dhe ta lehtësoje për Bashën faktin se nga grupimi i Pd kanë dalë dy emra kandidatë, shto këto dhe Ibsen Elezin.
Harxhi thotë se jo: Ju thashë gara është e pabarabartë , prandaj duhet ta sfidojmë, unë garoj kundër Bashës, jo Elezit, mik i mirë imi. Unë garoj kundër Bashës. Pse me dy, po se është liria e individit.
Mendoj që do e bëjë më të vështirë për Bashën përkundrazi, inkurajoj të tjerët madje. Do i nënshtrohemi komisionit të Bashës, i njëanshëm sigurisht.
Grupimi për PD sot paraqiti disa kushte, 3 të tilla , përse nuk kërkuat dhe primar?
Harxhi: Sepse është në statusin e partisë dhe ne nuk mund ta ndryshojmë statutin në këto momente , një anëtar, një votë.
Një nga pikat e platformës sime është hapja e primareve në PD , jo si këto që bëri Basha para disa muajsh , pra të kemi kandidatë dhe për poste të tjera , se rrit konkurrencën në parti, sinergjinë.
A do kërkoni ballafaqim publik me Bashën?
Harxhi: Kjo është dalja ime e para pas shpalljes së kandidaturës, se tani si dihet se Basha ka qenë me shumë çudira këto vite.
Duke qenë se koha është e shkurtër, nëse zyrtarizohem, do bazoj fushatën time mediatike dhe terren qëllimi është ballafaqimi me Bashën, e ftoj siç ka ka ftuara ai Ramën të ballafaqohet me ne, se si do ta bëjë ai PD fituese si do e mbledhë partinë.
Besoni se do jetë garë e pastër?
Harxhi: Fatkeqësisht zoti Basha nuk ka bërë një fushatë të pastër që ai të jetë zgjedhur pastër nga PD këto vite, nuk besoj në garë të pastër, por do bëj të pamundur.
Fatkeqësia e madhe , unë mendoj që ajo që është fatale është se Basha deri tani ka fol me të drejtë për garën e pabarabartë që ka bërë Rama , por çdo punë fillon nga shtëpia dhe më vjen keq t’ju them që PD nuk ka një garë të drejtë dhe të barabartë ashtu siç ne synojmë të kemi një garë për Shqipërinë.Nuk kam nota pesimiste, por demokratët janë në një moment delikat pas humbjes, por të dalin në zgjedhje dhe të japin votën.
Top Channel