Brdariç: Mrekulli që vështirë ta besosh, me Vllazninë bëjmë surprizë edhe në Europë

21/05/2021 23:59

Vllaznia nuk ndalet as në kryeqytet dhe me Partizanin, një skuadër me shumë kualitete dhe që sot i ka ikur titulli nga duart.

Tomas Brdariç, trajneri i skuadrës shkodrane, është padyshim arkitekti i ekipit kuqeblu, ndërsa pas ndeshjes ai në “Gol pas goli” në “Supersport” analizon fitoren dhe pohon se: “Fillimisht duhet të falënderoj ekipin, do të na duhet një javë të kuptojmë çfarë kemi bërë, është e vështirë, të ulësh lojtarë në stol që luajnë aq mirë, por morëm masat e duhura për këtë ndeshje edhe kjo është arsyeja pse fituam, dua të falënderoj ekipin t’i dhe tifozët që na kanë mbështetur”.

“Kemi luajtur një sezon të madh, kompeticoni nuk ka mbaruar, jemi në një pozicion të mirë, duhet të punojë shumë edhe të kemi besim në ndeshjet e tjera. Duhet të gëzohemi sot se është ditë e madhe dhe se kemi arritur objektivin minimal që kemi pasur, arritjen në kualifikueset e euros.

Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë në ditë e tjera, një mrekulli e vogël e të gjithë do të çmenden”, – tha trajneri Tomas Brdariç pas ndeshjes me Partizanin në kryeqytet ku skuadra e tij mori 3 pikët.

Top Channel