“X” jashtë kuadratit ose shënime në 2 parti, ja fletët e votimit që konsiderohen të vlefshme për PS e LSI pas rinumërimit (FOTO)

20/05/2021 17:02

Pas kërkesës së LSI, procesi i rinumërimit të votave ka nisur në qarkun e Beratit, ku deri tani janë konsideruar tre fletë votimi të vlefshme për PS dhe një për LSI.

Në tavolinën nr 2, në qendrën e votimit 3347/1 ishte një fletë votimi, ku shënimi ishte bërë jashtë kuadratit të PS dhe KAS me shumicë votash e ka konsideruar të vlefshme për këtë subjekt politik.

Ndërsa e vetmja votë që është konsideruar në favor të LSI ka dy shënime në fletë votimi, një “X” për LSI dhe një vijë për PS. Megjithatë KAS ka vendosur që ta quajë si votë në favor të LSI.

LSI në kërkesën fillestare kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por më pas kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e 277 kutive të të gjithë qarkut të Beratit. PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kutitë duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha.

Një ditë më parë KAS vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër. Në lidhje me ankimimet për Qarkun Berat administrata e KQZ shqyrtoi materialet zgjedhore për 24 kuti për këtë qark, për të gjetur parregullsi me kërkesë  të LSI-së. Kujtojmë se LSI ka humbur një mandat në Berat për 77 vota.

FOTO GALERI
6/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA