Shërbimi konsullor/ Ministria e Jashtme: 65 mijë aplikime janë kryer përmes e-Albania. 481 shtetas të kategorive të veçanta janë asistuar

20/05/2021 17:38

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se falë shërbimit konsullor të nisur edhe në 6 përfaqësi të tjera janë kryer mbi 65 mijë aplikime të kryera përmes portalit e-Albania, si dhe 481 shtetas të kategorive të veçanta janë asistuar nga punonjësit e zyrave konsullore.

Po ashtu njoftohet se krahas 14 ambasadave e konsullatave, ku aktualisht ofrohet shërbimi për dokumentet e identifikimit, po punohet që ky shërbim të ofrohet edhe në vendet më të largëta, ku jetojnë e punojnë shtetasit shqiptarë.

Njoftimi i plotë:

Prej janarit të këtij viti, edhe në 6 përfaqësi të tjera diplomatike kemi nisur shërbimin për pajisjen me karta identiteti e pasaporta biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Shërbimi konsullor ndaj bashkëkombësve tanë mbetet prioritet absolut i punës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Mbi 65 mijë aplikime të kryera përmes portalit e-Albania, ndërkohë që 481 shtetas të kategorive të veçanta janë asistuar nga punonjësit e zyrave konsullore.

Krahas 14 ambasadave e konsullatave, ku aktualisht ofrohet shërbimi për dokumentet e identifikimit, po punohet që ky shërbim të ofrohet edhe në vendet më të largëta, ku jetojnë e punojnë shtetasit shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA