Rama: Së shpejti krijohet Komiteti i Përbashkët me Dhomat e Tregtisë. Do forcojë partneritetin e biznesit me qeverinë

20/05/2021 17:45

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejti do të krijohet Komitet i Përbashkët me Dhomat e Tregtisë, që sipas tij pritet t’i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë

“Krijimi së shpejti i Komitetit të Përbashkët me Dhomat e Tregtisë do t’i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë”, shkruan Rama.

Në fotot e publikuara nga kryeministri Edi Rama shihet se në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, zyrtarë të tjerë të jashtëm, si dhe ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj, ai i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ai i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA