U bë meme në Tik Tok, konkurrentja e She’s on Top rrëfen momentin e ‘dështimit’ në prezantim

18/05/2021 17:08

Kejda është një nga konkurrentet e “She’s on Top” dhe u bë viral në rrjet momenti kur tentoi të prezantonte, por dështoi për tre herë me radhë. Megjithatë, ajo e kaloi me të qeshur të gjithë këtë situatë.

Në emisionin “Shqipëria Live”, ka rrëfyer se ka marrë shumë komente negative, por në fakt nuk është profesioni i saj, por vetëm një guxim i castit për të kuptuar se sa mund t’i përballet emocioneve.

“Isha aq e emocionuar sa doja ta kaloj me të qeshur. Vij nga një jetë normale dhe nuk jam mësuar me botën e televizionit. Kam pasur shumë komente negative, por nuk është profesioni im ai dhe nuk është se dështova në profesionin tim, thjesht mora një guxim sa i përballem emocioneve, por prap u bllokova. Negativisht e kanë komentuar se nga emocionet mu bllokuan fjalët dhe mendoj se nuk di të flas, por unë jam një njeri me shkollë, studioj për arkitekturë, kam shumë talente, pikturën, merrem me sport. Kam talente të tjera, ai ishte një guxim, por mbetet sa të përshtatem pak”, tha Kejda.

Top Channel