Shqipëri-Kosovë çojnë më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes: Ballkani në NATO, garanci për stabilitet

18/05/2021 14:58

Shqipëria dhe Kosova kanë intesifikuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, nëpërmjet një marrëveshjeje të re.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi dhe homologu i tij, Armend Mehaj nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, në Prishtinë .

Peleshi përgëzoi Forcat e Sigurisë së Kosovës për angazhimin në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit, krahas kolegëve amerikanë në Kuvajt.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se anëtarësimi i plotë i vendeve të rajonit në Aleancën e NATO-s do të thotë më shumë siguri.
Shpresojmë se ka ardhur koha që, Republika e Kosovës me ndihmën e vendeve aleate, partnere dhe mike të mundë të gjitha barrierat që e pengojnë atë të ecë përpara në rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik. Integrimi i plotë i Ballkanit në NATO do të thotë më shumë siguri, stabilitet dhe demokraci jo vetëm për këto vende, por edhe për Aleancën. Për më tepër integrimi është një ëndërr e përbashkët e popujve të Ballkanit, të cilët meritojnë të shpërblehen për sakrificat e tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA