Prokuroria cakton masën “Arrest me burg” për 29-vjeçarin, në kërkim për vrasje me dashje

18/05/2021 14:55

Gjykata e Shkallës Parë Kavajë ka caktuar masën “Arrest me burg për 29-vjeçarin i cili është në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për shtetasin në kërkim A. J., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, shkruhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë, Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë ndalimin e shtetasit G. Z., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 5 vjedhjes të tjera në Qarkun e Tiranës. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : F. T., 29 vjeç, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij ; F. D., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike). Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. R., 27 vjeç, pasi u kap duke vjedhur kabujt të paisjeve elektrike në banesën e shtetasit F. P. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë egzekutimi i urdhërit të Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për shtetasin në kërkim A. J., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : E. H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ; K. Sh., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Më datë 17.05.2021, shtetasi Sh. B., kallëzon se gjatë natës, në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Më datë 18.05.2021, rreth orës 00:15, në rrugën “Joklin Persi”, Astir, në banesë, është vetëvarur shtetasi B. A., 30 vjeç. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve rezulton se ky shtetas prej kohësh kurohej nga depresioni.  Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA