Kush janë 2 biznesmenët që prisnin kamionin që u kap me mbi 400 kg kokaine në Kosovë

18/05/2021 07:06

Detaje të reja janë zbardhur nga 400 kg kokainë të kapura në Kosovë. Janë dy biznesmenët që kanë në pronësi kamionin që u kap sasia me vlerë 7 milionë euro e kokainës.

Kamioni që u kap me sasinë 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës është një pronësi të një kompanie shqiptare ‘MC Food’, ku aksionerë janë dy biznesmenë Bledar Halili nga Shqipëria dhe Izet Sheqiri nga Kosova.

Këta dy biznesmen janë bashkuar në nëntor të vitit të kaluar, pra 7 muaj më parë, duke krijuar kompaninë “MC Food” me qendër në Kavajë dhe me degë në Lipjan Prizren. Në ekstraktin e regjistrimit në QKB shihet se Izet Sheqiri ka 60% të aksioneve të kompanisë, ndërsa Bledar Halilaj 40% të tyre.

Veprimtaria e këtij biznesi, sipas QKB- së, ka të bëjë me tregtimin me shumicë e pakice, import eksport të artikujve të ndryshëm ushqimore e industriale si dhe therje – përpunim mishi, import – eksport mishi të llojeve të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA