Një milioner baba i katër fëmijëve, pronar i një ishulli në brigjet e Skocisë, ka treguar së fundmi sesi jeton në një shtëpi të rrënuar e pa ngrohje dhe mbledh ushqim nga mbeturinat.
Roc Sandford, 63 vjeç nga Londra është pinjoll i dinastisë së bankierëve hebrej Rothschild, dhe thotë se ka bërë paratë e tij me pronat e patundshme, por tashmë jeton në ishullin e largët Hebridean në veriperëndim të Skocisë, të cilin e bleu për 600,000 paundë në 1992, ku dhe ka rritur fëmijët e tij.
Aktivisti i klimës është shfaqur në një episod të programit televiziv të Stacey Dooley, ku tregon për stilin e pazakontë të jetesës dhe objektivin për të mos përdorur karburante fosile.
Por megjithë stilin e bazik të jetesës, nëna e tij Nell dhe babai Jeremy kanë disa lidhje të forta aristokrate, siç është xhaxhai Jacob, Baron i 4-rt Rothschild, bankier me pasuri rreth 1 rreth miliardë paundë.
Gjyshi i Roc ka qenë duka i 5-të britanik Rosslyn, kurse tezja e tij ishte Lady Serena Rothschild, bashkëshorte e baronit Jacob Rothschild.
Por vetë Roc thotë se është i preokupuar për çështjen e ndryshimeve klimatike, dhe i zhgënjyer me politikat e qeverisë britanike për çështjen.
Ai jeton në shtëpinë 160-vjecare të ishullit Gometra, ku ka rritur fëmijët e tij Cato, që tashme punon në një organizatë mjedisore, Savannah e Lazer, 20 vjeçarë, dhe Blue, 18 vjeçe.
Lidhja e tij afatgjatë me nënën e fëmijëve mori fund disa vjet më parë, dhe me pas një urdhër gjykate prej saj vendosi që fëmijët të arsimohen në Londër.
Megjithse tani ka mbetur vetëm, ai thotë se motivimi për të jetuar në ishull i erdhi nga parimi për të jetuar diku në Britani pa ndihmën e parave.
Duke folur për shtëpinë e tij ai thotë: “Nuk ka ngrohje qendrore kështu që në dimër bëhet shumë ftohtë. Një ditë më ngriu gota e çajit. Ishte shumë emocionuese, në dhomën time temperatura arrin në 2C por është një vend shumë i bukur, jam shumë i lumtur këtu.”
“Vendin nuk e kam lyer, ka shumë lagështirë sepse jemi thuajse në mes të Atlantikut dhe letrat e mureve bien përsëri”.
Roc gjeneron vetë energjinë e tij elektrike me anë të një paneli diellor. Ai e përdor atë me kursim, duke e përdorur vetëm për të mbajtur ndezur kompjuterin, celularin dhe dritat në mbrëmje.
Duke refuzuar dhe komforte të tjera të jetës moderne, burri lan rrobat e tij me këmbë në një kovë dhe lufton të ftohtin duke veshur disa shtresë rrobash.
Ai shton se i mungon luksi i ‘të pasurit një lavatriçe’ por nuk pendohet që lan rrobat e tij me duar.
Roc është gjithashtu fermer dhe kujdeset për 300 dele që mban në ishull, dhe gjithashtu rrit perimet e tij si sallate, domate e kunguj.
Për të gatuar ai i zjen ushqimet e tij në sobë, e më pas i transferon në termusë të mëdhenj, që ato të vazhdojnë ‘të gatuhen’ pa përdorur energji.
Ndërsa fëmijeve të tij që tani jetojnë në Londër, ai thotë se u ka dhënë gjithmonë pavarësinë për të bërë si të duan.
“Ata kanë mësuar të kryejnë detyrat shtëpiake, dhe jo të jetojnë vetëm me shërbëtorë. Ata janë bërë fizikisht të fortë sepse në shtëpi nuk kishim ujë të ngrohtë”, thotë Roc, duke pranuar se ka pasur si kosto ashtu dhe avantazhe për mënyrën primitive të rritjes së fëmijëve të tij.
Top Channel