Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve shtyu për nesër vendimin për pavlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.

Pas kërkesës së përfaqësuesit të PS Eridian Salianji dhe dy anëtarëve të komisionit Ervin Lako dhe Koli Bele që e pranishme në mbledhje të ishte dhe nënkomisionerja Lealba Pelinku.

Për të sqaruar rastet e votimit të shumwfishtë që u është vënë në dispozicionin në cilësinë e provës subjekteve zgjedhore.

Në shkresën e firmosur nga nënKomisionerja e KQZ Lealba Pelinku rastet e dyshimta për votim të shumëfishtë në qarkun e Gjirokastrës janë 73, ku 12 shenja gishtërinjsh kanë qenë për 70 zgjedhës. Ndërsa ka pasur 2 raste që i njëjti person është identifikuar dy herë në qendra votimi të ndryshme.

Pas seancës së dytë të Gjirokastrës, nisi shqyrtimi i zonës zgjedhore të Vlorës, ku pasi u dëgjuan pretendimet e opozitës, kas rrëzoi kërkesën e PD për prova shtesë nga institucionet ndërsa pranoi kërkesën e LSI për marrjen e informacionit për numrin e pajisjeve të identifikimit elektronik që funksionuan ditën e zgjedhjeve si dhe kryqëzimin e të dhënave nga kwto pajisje për tentativat për votim më shumë se një herë, që ditën e nesërme të vijohet më tej me vendimmarrjen për përsëritjen ose jo të zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.

Top Channel