Kryeprokurori i Kosovës Aleksandër Lumezi dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kanë zbuluar detaje për operacionin që çoi në sekuestrimin e 400 kg kokainë në Lipjan që kishin ardhur me kontenier nga Brazili dhe kishin destinacion Kosovën.
Mehmeti bëri me dije se policia kishte informacion për kontenierin që prej datës 3 maj dhe më pas është ruajtur nga njësitë e Kosovës deri ditën e sotme, kur pas orës 11:00, të dyshuarit filluan aktivitetin kriminal.
Ndër të tjera theksoi se janë arrestuar 7 persona nga Kosova, janë konfiskuar 400 kg kokainë me vlerë 20 milionë euro, 1 armë dhe lloje të ndryshme të veturave që gjendeshin në depo.
Lumezi: Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorisë special të Kosovës dhe në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Kosovës, autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë, sot janë ndërmarrë masa që kanë rezultuar me konfiskimin e 400 kg kokainë, vlera e së cilës arrin 20 milionë euro si dhe janë sekuestruar një sasi e të hollave, veturave dhe sendeve të tjera, të cilat do të na shërbejnë në procedurën e mëtejshme. Janë përdorur masa të fshehta ku kemi përcjellë lëvizjen e narkotikëve nga Brazili në Itali dhe më pas nga Durrësi në Kosovë. Në këtë mënyrë, kemi vërtetuar se puna e përbashkët ekipore ju dërgon porosi të qarta të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë.
Jemi të vetëdijshëm se rreziqet nuk luftohen nga një shtet i vetëm, prandaj kemi bashkëpunuar. Kjo jo vetëm që ishte sfidë për shtetin tonë por edhe detyrim për të luftuar krimin e organizuar.
Mehmeti: Drejtori i policisë së Kosovës: Policia e Kosovës, me datën 3 ka pranuar informacion se një kontenier është në një port italian dhe ka ardhur nga Brazili me destinacion Kosovën dhe ka dyshime se është fshehur kokainë. Në bashkëpunim me Italinë, janë ndërmarrë veprime ligjore për masa të fshehta të hetimit dhe është bërë përcjellja e dërgesës dhe e personave të dyshuar të implikuar. Gjatë gjithë kohës ka pasur komunikim të rregullt, ngarkesa përmes territorit të Shqipërisë dhe Kosovës ka arritur me datë 15, ku është ndalur në parkingun e një depoje dhe është mbikëqyrur nga policia. Sot pas orës 11, të dyshuarit kanë filluar aktivitetin kriminal.
Njësitë e Kosovës kanë marrë situatën nën kontroll dhe kanë arrestuar persona të dyshuar. I tërë operacioni policor për arrestimin e të dyshuarve do kenë përdorur dhe masa të fshehta hetimore. Përveç angazhimit të prokurorit të policisë së Kosovës, përgjegjës për rastin, i njëjti ka autorizuar bastisjen edhe të disa lokacioneve të tjera për kërkimin e substancave narkotike. Dyshohet se kamioni ka ardhur nga Brazili me destinacion Kosovën dhe shtete të tjera. Droga ishte e kamufluar me pako të ngjashme me lloje të ndryshme të mishit. Deri tani janë arrestuar 7 persona nga Kosova, janë konfiskuar 400 kg kokainë, 1 armë dhe lloje të ndryshme të veturave që gjendeshin në depo.
Top Channel