Dy ditë më parë publikoi këngën “Deal”/ Dj i njohur thumbon publikisht Ana Lleshin: Në vend që të gjykojmë… (FOTO)

17/05/2021 18:57

Dy ditë më parë, Ana Lleshi, publikoi këngën e saj të parë, e cila mban titullin “Deal”.

Duke qenë se shumë ish-konkurrentë të “Për’puthen” kanë publikuar projektet e tyre muzikore pas daljes nga emisioni, vëmendja për këngën e saj ishte e madhe!

Por duket se publiku është zhgënjyer shumë nga kjo këngë dhe ka marrë shumë komente negative në kanalin e “Yuotube”. Por jo vetëm kaq, kjo ka bërë që emra të njohur të muzikës të reagojnë.

Dj Vicky ka ironizuar Anën, duke u shprehur gjatë një interviste se producenti i saj i ka pohuar se ka talent për muzikë.

“Në vend të gjykojmë , do ishte më mirë të fillojmë të kemi më shumë besim në vete! Bravo!” – shkruan Dj Vicky.

Siç duket artistëve që merren realisht me muzikë nuk ju “del inati” me faktin që figura pa asnjë lidhje me artin bëhen pjesë e industrisë dhe e shesin veten si të talentuar.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel