Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një motor ka goditur kamionin.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit L.Dh, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motor me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel