Me një ashpërsi të paparë ndonjëherë në Izrael, dy grupe të popullsisë po përleshen me njëri-tjetrin, izraelitët hebraikë dhe izraelitët palestinezë.
Kur u themelua shteti i Izraelit, në vitin 1948, rreth 700.000 palestinezë lanë shtëpitë e tyre. Nga këndvështrimi palestinez, kjo u quajt “Nakba”, katastrofa, një aksion pastrimi etnik i ushtrisë izraelite. Kurse sipas këndvështrimit izraelit bëhej fjalë për një eksod me vullnet të lirë, që pasoi pas thirrjeve përkatëse arabe, thotë DW. Nga grupimet e popullsisë që kanë qëndruar ne territorin izraelit shtetëror sot, lindi grupimi i izraelitëve palestinezë, deri te banorët e Jeruzalemit lindor që kanë një status tjetër.
Palestinezët në Izrael mesatarisht gëzojnë një standard jetese më të lartë se ata në Bregun Perëndimor apo në Rripin e Gazës. Por, krahasuar me shumicën hebraike të popullsisë ata janë më pak të shkolluar dhe më të varfër. Ndërkohë, izraelitët palestinezë, shpesh të njohur edhe si izraelitë arabë, në vitin 2019 përbënin 21% të popullsisë së Izraelit.
Kjo vlerë është në rritje të vazhdueshme në Zyrat e Statistikës të Izraelit, CBS në 50 vitet e fundit, sepse kuota e lindjeve tek kjo popullsi është më e lartë. Politikanët nacionalistë izraelitë i shohin këto shifra si një problem për Izraelin, sepse në të ardhmen ato rrezikojnë pozicionin udhëheqës të pjesës hebraike të popullsisë.
Top Channel