Moment pozitiv për Enrico Papën në futbollin rumun.

Mesfushori shqiptar realizoi për të dytën javën radhazi për ndryshe nga sfida e kaluar ndaj Universitateas së Craiovës ku i dha tre pikët skuadrës së tij, këtë herë goli i Papës nuk i mjaftoi Botosanit që u mposht 4-3 me përmbysje nga Academica Clinceni.

Papa realizoi golin e tij të 4-t sezonal në minutën e 45-të duke krijuar përshtypjen se Botosani do të merrte një fitore të thjeshtë pasi rezultati shkoi 1-3, por në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e Academica Clinceni që arriti të triumfonte 4-3 në këtë duel, duke i rrezikuar edhe vendin e 5-të në kampionat Botosanit. Mungoi ndërkohë për arsye dëmtimi shqiptari tjetër Realdo Fili në këtë sfidë.

Top Channel