Në bandën e grabitjes dyshohet se ka shqiptarë/ Burri i viktimës zbulon detaje për autorin: Kur i ra kapuçi pash që…

15/05/2021 09:38

Vdekja e Karolinë, 20-vjeç në Greqi, e cila u mbyt nga personat që kishin shkuar për të grabitur banesën e saj, ku banonte me bashkëshortin dhe vajzën e foshnjën e tyre tronditi gjithë opinionin publik vendas, por jo vetëm.

E ndërsa analistët dhe grupi hetimor grek dyshojnë se autorë të kësaj ngjarjeje janë shtetas shqiptarë dhe romë, pjesë të një bande të rrezikshme, bashkëshorti i Karolinë, që mundi t’i mbijetojë sulmit ka zbuluar karakteristikat e njërit prej tyre.

Ai thotë se në momentin që një prej grabitësve shkoi për të neutralizuar gruan e tyre, atij i ra kapuçi i zi me të cilin kishte mbuluar fytyrën dhe kështu ai arriti që ta shquante atë, shkruajnë mediet greke. 

Sipas dëshmisë së pilotit 32-vjeçar dhënë për autoritetet greke ai tha se vrasësi i gruas së tij ishte rreth 30 vjeç, me lëkurë të errët, i gjatë dhe i shëndetshëm.

Policia vlerëson se autorët janë persona me elementë të thekuar anti-shoqëror përderisa e mbytën 20-vjeçaren. Ata analizojnë se në tentativën për të mbytur një person duhet kohë dhe në këtë moment ata kanë mundësi të tërhiqen. Por ata nuk e bënë këtë gjë duke i marrë jetën të resë.

Kjo tregon qartë qëllimin e tyre “për të vrarë”. Në një grabitje, qëllimi është paraja. Vrasja është e panevojshme për realizimin e këtij qëllimi, thonë ata. Nuk ishte e nevojshme të vritej për të arritur qëllimin.

Policia thotë se autorët mund të kenë përdorur drogë dhe në këtë mënyrë nuk kanë mundur të kontrollojnë reagimet e tyre.

Bashkëshorti i viktimës: E mora vesh që kishte vdekur vetëm kur erdhi policia dhe më liroi

Bashkëshorti i 20-vjeçares, Karolinë, e cila u vra nga grabitësit në Greqi ka treguar se e kuptoi që partneres së tij i kishin marrë jetën vetëm kur policia erdhi në shtëpi dhe e liroi.

E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur policia erdhi dhe më la të lirë . Për fat të mirë, vajza ime është mirë. Kushdo që di diçka, jam i sigurt se do të ndihmojë”, tha ai.

Nga sa kanë hetuar deri më tani, autoritetet besojnë se autorët janë pjesë e një bande që kanë kryer edhe grabitje të tjera të dhunshme.

Rezultatet e laboratorëve mjeko-ligjorë të Policisë Greke për gjurmët e ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve do të përdoren për të identifikuar autorët, ndërsa edhe rrobat e veshura nga viktima janë dërguar në forenzikë.

FOTO GALERI
9/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA