Luljetës nuk i pëlqen që Giuseppe pranoi takimin me Gilbertën: Je një dredharak ti, nuk të dua më tani!

15/05/2021 20:21

Giuseppe ka zhvilluar një takim katër minutësh me Gilbertën në studio dhe mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Luljetës!

Pas takimit, Gilberta u shpreh se i pëlqeu bashkëbisedimi me Giuseppen, duke u shprehur se ky i fundit ka një shpirt rinor.

Edhe Giuseppe u shpreh tepër i kënaqur nga ky takim, e pas kësaj ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Luljetës, e cila tha: “Mos më kërko më mua. Unë s’të takoj më. Edhe atë edhe këtë ti do zësh me radhë gocat, mua më lë mbrapa. Lëre lëre nuk të dua më tani, më mërzite shumë”.

Giuseppe: Për ty kam një preferencë të madhe, si ti nuk ka në gjithë Italinë e Shqipërinë

Luljeta: Je një dredharak ti, e dredh ti!

Giuseppe: Në rrugë të njohin të gjithë, kemi dalë dhe më kanë kallëzuar shumë herë, kush është ajo, s’ka si ti!

“Ai është i lirë. Ajo ka ndjenjë për ty dhe mund të përputheni, po të kisha unë do të kisha zaptuar me kohë”, u shpreh Luljeta kur u pyet se si e pa këtë takim.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel