Policia, raport sekret për “Metën”/ Komisioni hetimor, deputeti Spartak Braho: Analizë psikike të Presidentit

14/05/2021 15:14

Policia e Shtetit është institucioni i parë që i dërgon komisionit hetimor parlamentar, një raport me mbishkrimin sekret për veprimtarinë e presidentit Ilir Meta gjatë fushatës elektorale. Ky raport nuk do të printohet apo shpërndahet, por thjesht do të lexohet nga antarët e komisionit që kanë certifikatë sigurie.

Myslim Murrizi nënkryetar i komisionit kërkoj që hetimi ndaj presidentit mos të mjaftohet vetëm me përgjigjet shkresore të institucioneve.

“Të vij në komision me dyer të mbyllura kreu SHISH Helidon Bendo dhe Dr. Policisë, Ardi Veliu”, u shpreh Murrizi.

Kjo kërkesë e Myslim Murrizit nuk është aspak e rastësishme.
Top Channel ka mësuar se në këtë komision ka mbërritur një informacion se SHISH, ka paralajmëruar presidentin të mos takohet me dy persona, shtetas shqiptarë, pasi sipas SHISH ata ishin skeduar, si mbështetës dhe kishin lidhje me të djathtën ekstreme në Greqi, partinë e Agimit të Artë.

Pikërisht këtij informacion Komisioni Hetimor, kërkon t’i shtojë deri në fund për të mbërritur në përfundimin nëse presidenti Meta, e ka marrë seriozisht këtë paralajmërim të SHISH.

Mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit është takuar apo jo me këta dy persona gjatë fushatës elektorale.

Spartak Braho antar i këtij komisioni një ish bashkëputor i ngushtë i presidentit Meta, kërkoi që hetimi të zgjerohet edhe në analizimin e gjendjes psikike, të kreut të shtetit.

Alket Hyseni kryetar i Komisionit dhe Klotilda Bushka sekretare, sqaruan deputetin Braho se kërkesa e tij nuk është objekt hetimi tashmë miratuar nga kuvendi. Megjithatë antari mjek i këtij komisioni Edmon Stojku i dha një përgjigje pyetjes të kolegut Spartak Braho.

Komisioni Hetimor miratoi planin e punës dhe caktoi Erind Mërtirin bashkë me Artan Spahiun, si ekspertë ligjor, të cilët deri më datë 20 Maj, do ti japin përgjigje pyetjeve të antarëve të komisionit.

Top Channel