Ka gati projektin muzikor? Fjoralba Ponari i përgjigjet fansave: E di mirë që është me risk, por këngët janë aty

14/05/2021 10:13

Moderatorja Fjoralba Ponari ka pasion të madh për muzikën, të cilën nuk e ka lënë pas dore.

Prej kohësh, ajo ka paralajmëruar se do të vijë me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe emra shumë të njohur të fushës së muzikës, por deri tani nuk ka publikuar asgjë.

Nisur nga kjo, ndjekësit e kanë pyetur dje se çfarë ndodhi me projektin e saj muzikor dhe Fjoralba ka dhënë një përgjigje për të gjithë.

“Këngët aty janë po presin momentin e duhur për tu publikuar. Por çdo artist (e aq më tepër një artist që lancohet për herë të parë) e di fare mirë sa me risk do ishte të sillte diçka në treg në këtë periudhë të vështirë”, shkroi këngëtarja.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel